12 vdekje dhe 188 raste të reja me COVID-19

12 vdekje dhe 188 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 12 vdekje të reja me Coronavirus, numri i viktimave tashmë ka arritur në 327.

Po ashtu, sot janë regjistruar edhe 188 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë me Coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime. /Insajderi.com/