12 vdekje si pasojë e COVID-19

12 vdekje si pasojë e COVID-19

12 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit, njofton Insajderi.

Numri i vdekjeve kaloi dymijëshin, saktësisht 2.008 që nga fillimi i pandemisë më 13 mars të vitit të kaluar.

Po ashtu, të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për 494 të shëruar. Por, ka numër të madh të të shëruarve brenda ditës 1.009 sosh.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve është 98.835, ndërsa i të shëruarve 83.591.

Rastet aktive tash janë 13.236.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4. raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec. /Insajderi.com