12 vdekje: Zemaj e Ramadani në Klinikën Infektive

12 vdekje kanë ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër.

12 vdekje: Zemaj e Ramadani në Klinikën Infektive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kanë shkuar tek Klinika Infektive.

Kjo vizitë vjen pas 12 vdekjeve brenda ditës së kaluar dhe mesnatës, këto vdekje janë përcjellur me dyshime të mëdha për shkak se thuhet se është prishur sistemit i oksigjenit.

178 raste të reja pozitiv u raportuan të shtunën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sot në ora 13:00, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore. /Insajderi.com/