12 viktima si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

12 viktima si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

12 pacientë të infektuar me Coronavirus në Shqipëri kanë vdekur në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga tre mijë e 463 testime, 698 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 116 mijë e 821 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar dy mijë e 30 të vdekur nga COVID-19 dhe janë shëruar 79 mijë e 821 pacientë.

Në 24 orët e fundit Shqipëria ka regjistruar 690 të shëruar./Insajderi.com