Nëntë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19

Nëntë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19

Nëntë persona tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në Kosovë, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 525.

Në njëzetekatërorëshin e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 120 rase të reja me COVID-19, kështu totali i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 13.454.

Numri i të shëruve të ditës së fundit është 122 dhe totali i të shëruarve tani është 9.595.

Rastet aktive momentalisht janë 3.334.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë. /Insajderi.com

122 TË SHËRUAR DHE 120 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 31. August 2020