127 të infektuar dhe 8 të vdekur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

127 të infektuar dhe 8 të vdekur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoni të Veriut tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 127 raste të reja, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 904 testime të bëra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 83 pacientë.

Në Maqedoni të Veriut në total janë regjistruar 9153 raste me COVID-19, ndërsa 422 kanë përfunduar me fatalitet. Aktualisht janë 3921 raste aktive./Insajderi.com