13 mijë qytetarë në zonat e banuara me serbë janë vaksinuar

13 mijë qytetarë në zonat e banuara me serbë janë vaksinuar

13 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar në zona të banuara me serb, njofton Insajderi.

Beogradi zyrtar kishte filluar imunizmin, me ndihmën e së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”.

Drejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Ziaten Elek ka thënë se “vaksinimi po shkon shumë mirë, dhe vetëm këtë javë, 150 punëtorë shëndetësorë do të marrin vaksinën”, raporton media në gjuhën serbe Kosovo Online.

“Vaksinimi në veri të Kosovës filloi kur nisi edhe në të gjitha vendet e tjera në Serbi. Deri më tani, më shumë se 4,000 njerëz në veri të Kosovës janë vaksinuar. Që nga kjo javë, vaksinat ‘Sputnik V’ janë në dispozicion për ne. Ne kanë informacione që gjatë kësaj jave të vaksinohen 150 punëtorë shëndetësorë, që do të thotë se interesimi është shumë më i lartë sesa kishim gjatë javëve të mëparshme “, thotë Elek. /Insajderi.com