- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron
13 personat e fundit të infektuar me Covid-19 në Kosovë, vijnë nga këto komuna
Para pak minutave, Instituti Kombetarë i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë dalur pozitiv edhe 13 persona me koronavirus në Kosovë, duke e quar kështu në 125 numrin e të infektuarve, shkruan Insajderi.
Kështu, 13 të infektuarit janë rastet kontakti dhe vijnë nga: 11 me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.
Krahas këtyre 125 të infektuarve, IKSHPK ka bërë të ditur se janë katër persona që janë shëruar nga ky virus. Kështu numri i të shëruarve nga virusi Covid-19 ka shkuar në 10 persona.
Njoftimi i IKSHPK:
SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19!
Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).
Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.