13 të vdekur dhe 171 raste të reja me Covid-19

13 të vdekur dhe 171 raste të reja me Covid-19

13 viktima dhe 171 raste të reja pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Si bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përvec këtyre vdekjeve, janë shënuar edhe 190 persona të shëruar.

Rastet pozitive vijnë nga komuna e Prishtinës, me gjithsej 46 të infektuar, Gjilani me 24 raste, Gjakova me 15 raste dhe 19 komuna të tjera të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. /Insajderi.com/