13 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

13 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se 13 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 865 persona, njofton Insajderi.

Gjatë 24 orëve janë testuar gjithsej 2.960 persona, duke çuar në total 361.453 numrin e të testuarve që nga fillimi i pandemisë. Në anën tjetër, Shqipëria ka regjistruar 498 pacientë të shëruar./Insajderi.com