13 të vdekur tjerë si pasojë e Coronavirusit

13 të vdekur tjerë si pasojë e Coronavirusit

13 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 1.161.

Po ashtu u regjistruan edhe 562 raste të reja nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe 761 të shëruar.

Kjo është edhe  një ditë tjetër ku ka më shumë të shëruar sesa të infektuar.

Bazuar në këtë tashmë numri i rasteve aktive ka rënë në 12.041.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 45.004, ndërsa i të infektuarve 31.802.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.  /Insajderi.com