13 vdekje dhe rekord alarmues i rasteve

13 vdekje dhe rekord alarmues i rasteve

13 vdekje janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa sa i përket rasteve është regjistruar rekordi. Plotë 963 raste të raportuara brenda ditës.

Tani numri i përgjithshëm i rasteve shkon në 27.851, ndërsa i vdekjeve në 797.

Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 177. Ndërsa rastet aktive tani arrijnë në 10.192, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë. /Insajderi.com