13 viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

13 viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë, njofton Insajderi.

Ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e viktimave në total 2 mijë e 739 viktima.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 23 pacientë duke e çuar në total e të shëruarve në 74 mijë e 800.

Rastet aktive mbesin edhe 11 mijë e 924./Insajderi.com