13-vjeçari kryen sulm vetvrasës në dasmë, 5 persona të vdekur, 40 të plagosur

13-vjeçari kryen sulm vetvrasës në dasmë, 5 persona të vdekur, 40 të plagosur

Së paku pesë persona kanë vdekur ndërsa 40 janë plagosur kur një djalë 13 vjeçar ka kryer një sulm vetëvrasës në krahinën afgane Nangarhar.

Zyrtari i Policisë afgane ka thënë se djali e ka shpërthyer bombën në dasmën të cilën e ka organizuar komandanti i forcave qeveritare Malik Tur, i cili edhe ai është vrarë në këtë sulm.

Sipas zyrtarëve besohet se Tur ka qenë cak i sulmit, transmeton Asociated Press.

Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin, por në lindje të Afganistanit janë të pranishëm talebanët dhe organizata të ISIS-it.