
Në fshatin Arllat të Drenasit, të enjten në mëngjes, njësiti policor pas një informate ka ndaluar autobusin, i cili ishte duke transportuar nxënës në një ekskursion.
Gjatë kontrollit të pasagjerëve te 3 të dyshuar, dy meshkuj shqiptar dhe një shkali, u janë gjetur dhe konfiskuar, 3 thika, një boks metali, si dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.
“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë rregullt”, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar për “armëmbajtje pa leje”.