14 kandidatët e LDK-së që e sigurojnë ulëse në Kuvend

14 kandidatët e LDK-së që e sigurojnë ulëse në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës me votat e marra në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa ato të diasporës, ato me kusht dhe votat nga personat me aftësi të kufizuara, ka marrë 103.507 vota, apo 13% të votave në total, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Siç raportohet, tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e 14 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të listës (pa votat e diasporës) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. /Insajderi.com