14 të dyshuar në gjyqin për masakrën ‘Charlie Hebdo’ në Paris

14 të dyshuar në gjyqin për masakrën ‘Charlie Hebdo’ në Paris

14 njerëz janë pjesë e gjyqit për sulmin vdekjeprues në magazinën satirike Charlie Hebdo të vitit 2015.

Këta persona akuzohen të kenë ndihmuar militantët islamikë që vranë 12 njerëz në zyret e Charlie Habdo dhe persona që kishin qenë në afërsi të ndërtesës, në janar të vitit 2015, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Në një sulm të ndërlidhur me këtë, u qëllua një police dhe një dyqan hebrej ku u vranë katër veta.

17 viktimat u vranë në një periudhë prej 3 ditësh. Të gjithë sulmuesit janë vrarë nga policia. Këto vrasje shënuan një valë të re të sulmeve xhihadiste të cilat kanë lënë të vdekur më shumë se 250 persona.

Magazina “Charlie Hebdo” ka paraqitur animacione kontraverse të profetit Muhamet, të cilat nisën protesta në vende muslimane.

14 të dyshuar janë paraqitur në gjykatë të mërkurën. Ata dhanë emrat dhe okupimet e tyre dhe të gjithë konfirmuan që do të përgjigjen në pyetjet e gjykatës.

Gjykata është vonuar për katër muaj për shkak të pandemisë, sepse ishte e pamundur të mblidheshin të gjitha palët, dëshmitarët dhe ekspertët./Insajderi.com