14 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona nga COVID-19 në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Përveç 14 të vdekurve janë edhe 172 raste të reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Numri i rasteve pozitive ka dalur nga gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Përvec numrit të infektimeve të reja, IKSHPK gjithashtu tregon se janë shëruar 114 veta në njëzetekatërorëshin e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.