14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19

14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19

14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përveç numrit të lartë të viktimave, shifra të larta vazhdojnë të mbeten edhe në rastet e reja pozitive të shnëuara për 24 orë.

Dy mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 12 mijë e 618 testime të kryera.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërkaq numri I rasteve aktive është rritur në 23 mijë e 845.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com