14 të vdekur dhe 277 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 të vdekur dhe 277 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë infektimit me Coronavirus dhe kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 277 raste kanë rezultuar pozitive nga gjithsej dy mijë e 47 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë këtë virus dhe dy mijë e 86 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com