14 të vdekur dhe 555 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

14 të vdekur dhe 555 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Në njoftimin e fundit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se 555 persona kanë rezultuar pozitivë në testimin për COVID-19, nga gjithsej një mijë e 340 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 40 mijë e 672 raste nga 146 mijë e 703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 40 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com