14 të vdekur dhe 565 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

14 të vdekur dhe 565 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

14 persona kanë vdekur dhe 565 të tjerë janë infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2 mijë e 84 persona. 146 raste janë regjistruar në Tiranë, 71 në Gjirokastër, 50 në Lezhë, 37 në Elbasan e të tjera.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, 373 pacientë janë shëruar, duke e çuar kështu numrin në 15 mijë e 842, që nga fillimi i pandemisë./Insajderi.com