14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën si pasojë në njëzetekatër orët e fundit, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 639 raste të reja me Coroanvirus.

Ndërsa shërim gjatë ditës së fundit kanë gjetur 480 të prekur nga COVID-19.

Deri më tani vendi ka raportuar 989 vdekje, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 38.431. Të shëruar janë 23.75.

13.688 momentalisht janë të infektuar, shumica prej tyre të vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok. /Insajderi.com