15 pacientë me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore

15 pacientë me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore

15 pacientë nga 62 në gjithsej të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e sotëm të këtij spitali, ku thuhet se 39 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Po ashtu është bërë e ditur se nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19.

“Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com