Rruga Prishtinë – Ferizaj: 12 të lënduar nga aksidenti zinxhir në të cilin u përfshinë 15 vetura

Rruga Prishtinë – Ferizaj: 12 të lënduar nga aksidenti zinxhir në të cilin u përfshinë 15 vetura

12 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore, pasi në rrugën Prishtinë – Ferizaj në një aksident zinxhir janë përfshirë 15 vetura, njofton Insajderi.

Edhe policia ka njoftuar se rreth orës 09:40 kanë ndodhur “pesë aksidente trafiku me lëndime trupore”.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona”, ka treguar Ahmeti.

Më pas, ajo ka shtuar se “me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”. /Insajderi.com/