fbpx

152 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Prizren

152 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Prizren

152 anëtarë të rinj i janë të moshave e profesioneve të ndryshme i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate dega në Prizren. Këta anëtarë të rinj u prezantuan në një tubim me strukturat e Nismës e ku prezent ishte edhe Fatmir Limaj.

Mirëseardhje në emër të Nismës Socialdemokrate iu uroi, kryetari i këtij subjekti i cili tha se ndihen të nderuar me përcaktimin e anëtareve të rinj për t’ia falur besimin kësaj partie politike.

 

“Ne jemi të nderuar që energjitë tuaja intelektualë t’ia ofroni këtij subjekti dhe së bashku të rrugëtojmë drejt objektivave tona për të qenë forca politike kryesore në Prizren. Ndihem i nderuar dhe fuqizuar nga kjo vendosmëri e juaja për të na u bashkuar. Ne kemi nevoje për ju, angazhimin tuaj dhe vullnetin tuaj që së bashku ta bëjmë më të fortë Nismën”, ka thënë Limaj të shtunën në Prizren.

 

Nisma nga sot në Prizren, sipas tij, është një hap më afër objektivave që ka partia të cilën ai e drejton.

“Ditë për ditë anekënd Kosovës burra e gra, djem e vajza po i bashkohen kësaj forcë politike. Po ndërtohet besimi në ndryshim. Besimi në punë të mbara e të mira. Besimi në njerëz. Ne duam të jemi zëri i atyre që nuk munden dhe nuk kanë mundësi. Duam të ia shtrijmë dorën djemve e vajzave të reja që nuk kanë mundësi. Nisma dëshiron ta shtyje këtë frymë ku respektohet nderohet puna e ku vlerësohet punëtori”, ka shtuar Limaj.

Si pjesë e Qeverisë së Kosovës, Limaj tha se Nisma është zëdhënës i fuqishëm i ligjit për lehonat, reformave në pensione dhe në asistencë sociale.

“Ftesa ime është vazhdoni e ofroni njerëz për të realizuar objektivat tona. Me Nismën nuk humb askush, por me Nismën fiton Prizreni dhe Kosova. Mesazhi im është mos ndaleni. Politika është maratonë. Mos zhgënjeheni, ngritne zërin, jepne kontributin tuaj në organizmin tonë politikë”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, tha se ardhjet e reja e rrisin përgjegjësinë e tij si kryetar i degës.

“Ardhjet tuaja tregojnë që në një periudhe të shkurtër Nisma do të jetë forca e parë në Prizren. Nisma si subjekti i ri dhe shumë serioz dita ditës është duke depërtuar të çdo familje në Prizren dhe anekënd Kosovës. Ne jemi force serioze në qytetin e Prizrenit dhe jemi në Asamble dhe në qeverisje komunale”, ka shtuar Berisha.

Në emër të aderuesve, foli Eveline Ajazaj, e cila deri tash ishte nënkryetare e Forumit të Gruas të PDK-së në Prizren.

Ajo tha i është bashkuar Nismës jo për inati të askujt dhe as për interesa të ngushta, por kanë qenë të bindur se vetëm të bashkuar rreth këtij subjekti mund të dalin fitimtarë.

Ajo falënderoi degës e Nismës në Prizren për mundësinë që ia kanë dhënë duke u zotuar për angazhim në funksion të forcimit të kësaj partie në Prizren.