154 qytetarë me sëmundje kronike janë vaksinuar deri tani

154 qytetarë me sëmundje kronike janë vaksinuar deri tani

Rreth 154 qytetarë me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeçare janë vaksinuar kundër Coronavirusit të premten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, tha se ka një fluks të madh të qytetarëve të këtyre grup-moshave të interesuarave për t’u vaksinuar.

Sipas tij, vetëm deri në orën 12:20 janë vaksinuar rreth  170 qytetarë.

“Deri më tani janë të vaksinuar 170 persona, ku prej tyre me sëmundje kronike janë 154, ndërsa të tjerët janë profesionistë dhe grup-mosha tjera, përfshirë edhe katër pacientë me dializë”.

Ai shtoi se numri i të vaksinuarve deri më tani ka shkuar deri në një mijë e 500./Insajderi.com