16 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

16 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testimin për Coronavirus.

Rastet pozitive të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 115 testime të kryera.

Testet për COVID-19

Nga ana tjetër, 45 qytetarë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 151.

Me këtë rast numri i rasteve aktive ka rënë në 481.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com