16 të vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

16 të vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

16 persona kanë vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.

Këto rezultate kanë dalë pas 1.016 testeve të bëra.

Njoftohet se 408 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është 138.370, numri i vdekjeve është 5.109, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.572./Insajderi.com