16 të vdekur dhe 690 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 të vdekur dhe 690 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 persona të infektuar me Coronavirus nuk kanë arritur të luftojnë më gjatë me këtë virus dhe kanë humbur jetën, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se edhe 690 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19, brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 337 persona të infektuar deri më sot, duke çuar në 17 mijë e 878 numrin e përgjithshëm të të kuruarve.

“Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj”, njofton tutje IKSHPK. /Insajderi.com