16 të vdekur dhe 827 raste të reja me COVID-19

16 të vdekur dhe 827 raste të reja me COVID-19

Rritje e madhë e numrit të viktimave nga Coronavirusi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

16 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë.

Siç bëjnë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 827 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej pesë mijë e 49 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635.

Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste dhe 1.776 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com