16 vjeçari nga Gjilani vdes si pasojë e COVID-19

16 vjeçari nga Gjilani vdes si pasojë e COVID-19

Një 16 vjeçar nga Vitia ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Për Insajderi-n, vdekjen e tij e konfirmoi drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu, tha se viktima kishte probleme psikomotorike.

“Pacienti ka ardhur që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”, tha ai.

COVID-19 e kishte vështirësuar gjendjen e tij, për t’ia marrë jetën.

16 vjeçari bëhet viktima më e re në moshë, dy ditë para se të mbushen një vit që kur shpërtheu pandemia në Kosovë.

Që nga atëherë 1.674 qytetarë kanë humbur jetën në pamundësi për ta mposhtur Coronavirusin. /Insajderi.com