165 raste aktive me COVID-19

165 raste aktive me COVID-19

165 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 18 infeksione të reja e 14 të shëruar.

Fatkeqësisht ishte edhe një rast i vdekjes si pasojë e Coronavirusit.

Për ta mposhtur COVID-19 po vazhdon vaksinimi. Në njëzetekatër orët e fundit 6.595 qytetarë morën vaksinën.

Kjo ka bërë që numri i personave që kanë marrë dozën e parë të shkojë në 141.008, ndërsa i atyre që e kanë kompletuar procesin ( dy doza) të jetë 20.701. /Insajderi.com