17 granata zbulohen në një makinë pranë stacionit hekurudhor

17 granata zbulohen në një makinë pranë stacionit hekurudhor

Policia në qytetin lindor të Dresdenit po heton zbulimin e 17 granatave dore në një automjet sportiv, i parkuar pranë stacionit qendror të trenit, njoftoi policia në një deklaratë shtypi.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Policia e inspektoi automjetin, pasi një oficer policie kishte dyshime mbi këtë mjet, ku një qen antieksploziv u kërkua për një inspektim më të hollësishëm.

Të dy personat që ishin në makinë në kohën e zbulimit dhe autoritetet thonë se nuk kanë asnjë ide se përse këta persona mbanin eksploziv në makinën e tyre./Atsh/