17 raste të reja me COVID-19

17 raste të reja me COVID-19

17 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë, përcjell Insajderi.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar pesë qytetarë, duke e çuar kështu në 157 mijë 748 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 355.

Ndërsa, për 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 349 doza të vaksinës kuncër COVID-19, kurse numri total i dozave të dhëna është një million e 612 mijë e 311.

Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit, 759 mijë e 901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19./Insajderi.com