17 të vdekur dhe 599 raste me COVID-19

17 të vdekur dhe 599 raste me COVID-19

17 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 599 raste të reja të infeksionit, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar tre mijë e 576 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 100 mijë e 135 raste nga 490 mijë e 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 39 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85 mijë e 196 raste.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 12 mijë e 900.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

868 TË SHËRUAR DHE 599 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, April 15, 2021