17 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

17 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

17 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit, për dallim nga dita diel ku ishin raportuar 11.

Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 1 mijë e 67 infeksione.

Ndërkaq, janë shëruar 278 qytetarë, brenda ditës.

Rastet aktive janë 20 mijë e 464.

Ministria e Shëndetësisë po apelon te qytetarët që të vaksinohen.

Numri i personave që janë vaksinuar gjatë ditës së fundit është 7 mijë e 946.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon te qytetarët që kenë kujdes pasi varianti delta “shpërndahet më lehtë”.  /Insajderi.com