17 viktima dhe mbi 700 raste me Coronavirus në Shqipëri

17 viktima dhe mbi 700 raste me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se 17 persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar për Coronavirus dy mijë e 186 mostra, prej të cilave 705 kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19 mijë e 912.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 39 mijë e 719 raste pozitive, prej tyre 18 mijë e 968 janë raste ende aktive, ndërsa kanë vdekur 839 persona./Insajderi.com