17 vjeçari kosovar nënshkruan me Hoffenheim

17 vjeçari kosovar nënshkruan me Hoffenheim

Fisnik Asllani ka nënshkruar kontratë profesionale 4 vjeçare me Hoffenheim.

17 vjeçari ishte pjesë e akademisë së Union Berlin para se të kalonte te ekipi i Bundesliga.


“Jam shumë i lumtur të njoftoj që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Hoffenheim. Para së gjithash, do të doja të falënderoja familjen time dhe agjencinë time këshilluese Rogon për mbështetjen e madhe. Do të doja të falënderoja të gjithë shokët dhe trajnerët e mi të skuadrës nga Union Berlin për kohën e shkëlqyer në klub dhe u uroj të gjithëve më të mirën. Tani fillon puna”.


Insajderi.com