fbpx

17 vjeçarja mbytet nga rryma në Gjilan

17 vjeçarja mbytet nga rryma në Gjilan

Një vajzë 17 vjeçe nga fshati Capar i Gjilanit ka vdekur nga kontakti me rrymën që ka pasur. Familjarët kanë ftuar emergjencën dhe policinë në vendin e ngjarjes, të njëjtit vajzën e kanë nisur për Spital, megjithatë gjatë rrugës janë takuar me autoambulancën ku ekipi mjekësor edhe e ka konstatuar vdekjen e saj.

Trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, raporton Express.

Nuk dihen arsyet se si është shkaktuar incidenti me rrymë, mirëpo policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.