18 të vdekur nga COVID-19 dhe 2 mijë e 295 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga COVID-19

18 të vdekur nga COVID-19 dhe 2 mijë e 295 raste të reja

18 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar gjendjen e krijuar me COVID-19 brenda një dite në Kosovë.

Bazuar në njoftim, katër raste të vdekjes janë shënuar më shumë se përgjatë 24 orëshit të kaluar.

Edhe numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të shënohet i lartë çdo ditë e më shumë.

Nga gjithsej 12 mijë e 406 testime të kryera, dy mijë e 295 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Numër më i madh se i një dite më parë është vërejtur edhe në rastet e personave të kuruar.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786, derisa numri i rasteve aktive është rritur në 24 mijë e 939.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com