18 vjet nga masakra në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan

18 vjet nga masakra në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan

Sot bëhen 18 vjet nga masakrat e kryera ndaj popullatës civile në fshatrat e Pejës Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, ku mizorisht u vranë 82 shqiptarë të paarmatosur.

Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, pasi kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, kanë depërtuar te popullata civile ku kanë vrarë dhe masakruar mizorisht 44 shqiptarë.

Në masakrën barbare kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe grupi i quajtur “Çakallët”, vrasës të liruar nga burgu me qëllim për të masakruar shqiptarë.

Po atë ditë forcat ushtarake e policore të armikut, në fshatrat Pavlan dhe Zahaq të Pejës vranë edhe 38 shqiptarë nga radhët e popullatës civile.