184 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

184 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka rënë në 184, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 10 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 848 mostra të marra për testim.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186. /Insajderi.com