187 raste me Covid-19 dhe 103 të shëruar në Kosovë

187 raste me Covid-19 dhe 103 të shëruar në Kosovë

Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive. Gjithashtu sot janë shëruar 103 persona, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime./Insajderi.com