19 vjet më parë – publikohet fotografia e Glauk Konjufcës me Hashim Thaçin

19 vjet më parë – publikohet fotografia e Glauk Konjufcës me Hashim Thaçin

Zëvendësministri në largim i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi ka publikuar një fotografi të tij me Glauk Konjufcën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës dhe Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës, e cila është realizuar më 2001.

Krasniqi ka publikuar dje fotografinë në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar që fotografia është realizuar në kuadër të promovimit të një reviste të Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Para gati 19 vitesh, Unë me Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit! Kjo foto është realizuar më 21 Janar 2001 në promovimin e revistës RITMI të RDK-së”, ka thënë Krasniqi.