Nga “tabuti” në bisedime me Rakiqin – për Qeverinë Haradinaj

Nga “tabuti” në bisedime me Rakiqin – për Qeverinë Haradinaj

Ka përfunduar takimi mes dy kryetarëve të Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore, Agim Bahtirit si përfaqësues i PAN-AKR dhe Goran Rakiqit të Listës Srpska.

Takimi i mbajtur në hotelin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në Prishtinë ka pasur për qellim finalizimin e marrëveshjes së koalicionit PAN-AKR me Listën Srpska për krijimin e qeverisë së re.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur për rezultatet e takimit, pasi Agim Bahtiri me të dalë nga takimi nuk u deklarua për media.

Bahtiri ishte në mesin e njerëzve nga koalicioni LAA që ishte shprehur kundër koalicionit me PDK-në që drejton koalicionin PAN, së cilës AKR-ja pjesë e së cilës është Bahtiri iu bashkangjit, përkundër faktit se ai ishte betuar se “më përpara shkon në tabut, sesa në koalicion me PDK-në”.

Por, Agim Bahtiri ishte njëri nga njerëzit e parë që i shprehu urime kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kur u nënshkrua marrëveshja mes PAN dhe AKR-së. /Insajderi.com

Bahtiri “del nga tabuti”, ia uron marrëveshjen Veselit