2.1 milionëshi përballi Albulena Haxhiun me Hykmete Bajramin

2.1 milionëshi përballi Albulena Haxhiun me Hykmete Bajramin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Guardia di Finanza, ka qenë në Kosovë për të hetuar rastin e 2.1 milionë eurove të avulluara në tetor të vitit të kaluar.

Haxhiu tha se këtë e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar për Çështje Penale, njofton Insajderi.

Deklarata e Haxhiut erdhi pasi ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se ministrja e Drejtësisë duhet ta autorizojë prokurorinë për rastin e 2.1 milionëshit.

“Mua nuk më vjen keq që ju nuk jeni në dijeni në lidhje me përgjegjësine e ministrit të Drejtësisë në raport me rastet që hetohen nga Prokuroria. Dhe nëse nuk e dini ministri i Drejtësisë në asnjë rast nuk ka të drejtë të kërkojë ose të autorizojë Prokurorisnë që të bëjë hetime”, tha Albulena Haxhiu.

Hykmete Bajrami ishte ministre gjatë kohës sa u avulluan 2.1 milionë euro nga ministrja që ajo drejtonte.

Vetë Bajrami e kishte lajmëruar rastin në Polici. /Insajderi.com