2.100 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

2.100 vdekje si pasojë e COVID-19 në Kosovë

2.100 vdekje janë regjistruar që nga 22 marsi e vitit të kaluar kur ndodhi vdekja e parë në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Këto vdekje janë rrjedhojë e 102.236 infeksioneve nga 505.249 mostra sa janë kryer deri më tani.

Deri tash janë shëruar 88.380 të infektuar dhe rastet aktive janë 11.756.

Gjatë ditës së fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 442 raste dhe 957 të shëruar.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, të martën në kryeqytet u regjistruan edhe 86 raste. /Insajderi.com