2 ditë pasi doli nga qelia, Stresi jep super lajmin

2 ditë pasi doli nga qelia, Stresi jep super lajmin

Dy ditë më parë Stresi u la i lirë pas tetë muajsh brenda në qeli. Reperi u prit me duartrokitje nga familjarët dhe miqtë jashtë dyerve të qelisë në burgun e Fushë Krujës.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato edhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë që morra për ditëlindje ishte LIRIA!! JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”, shkruante reperi pas daljes.

Ditën e sotme Stresi ka deklaruar se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë. Ai ka postuar një foto nga kënga kushtuar mamasë me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”, ku nuk arriti të ishte i pranishëm.