fbpx

2 të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu i Greqisë

2 të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu i Greqisë

Në burgjet greke vijojnë arratisjet e të dënuarve shqiptarë.

Së fundmi raportohet se dy të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi.

Një 34-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg kishte marrë leje, ndërsa nuk është kthyer më në burg.

Nga ana tjetër, i burgosuri i dytë ka munguar në numërimin periodik, ndërsa nuk dihet si është arratisur.

Mediat greke raportojnë se policia ka nisur një operacion të gjerë dhe po kërkohet me ngulm arrestimi i tyre.